Megjithëse ishte paralajmëruar më parë për ndërprerjen e energjisë elektrike, një banor i Belshit në Elbasan i priti me armë grupet e kontrollit të OSHEE-së.
Debitori i energjisë elektrike quhet Bedri Muça.
Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se abonenti Bedri Muca kishte 3 muaj që nuk kishte paguar energjinë dhe për këtë ishte njoftuar më parë.
Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, abonenti Muça ka ofenduar e kërcënuar elektricistët, duke qëlluar me çifte në drejtim të tyre.
Grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë dhe sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar personin në polici.