Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Baroni shqiptar i drogës jetonte i fshehur në një vilë-bunker në Berat

$
0
0

Shqiptari 44-vjeçar, Alket Hatija, i konsideruar si “Zoti i drogës” nga mediat italiane, është arrestuar në qytetin e Durrësit.

44-vjeçari prej kohësh dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali.

Pas informacioneve të marra nga autoritetet e Milanos, policia shqiptare ka mundur të kapë Hatijën, që e kërkonin në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg.

“La Sicilia” shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij.

Gjithashtu u zbulua se duke Hatija jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe ruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Dënimi për të u dha pasi akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë.

Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>