Një 35-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu në Greqi, duke arritur me mjaft mjeshtëri për të shmangur rojet. Ky rast ka ndodhur në orët e para të ditës, nga burgu bujqësor Tirintha, në qarkun Argolida në Greqi.
Të burgosurit në burgun bujqësor Tirintha, kanë mundësinë të punojnë si bujq në fermat e burgut, për të ulur dënimin e tyre.
Tashmë policia ka nisur kërkimet, për lokalizimin e 35-vjeçarit.