Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Ajo e refuzon, shqiptari shkallon dhe i thyen 4 dhëmbë turistes

$
0
0

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka dhunuar një turiste në qytetin Caorle.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në sheshin e Movida, teksa shqiptari i është afruar turistes duke i kërkuar të shoqëroheshin, por ajo e ka refuzuar.

Por, pas refuzimit ai duket se ka shkalluar dhe e ka qëlluar me grusht turisten duke i thyer 4 dhëmbët e parë, njoftojnë mediat italiane.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka arrestuar shqiptarin rreth 30 vjeç, rezident prej disa vitesh në Itali, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Vajza u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa shqiptari në rajonin e policisë në Caorle.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Latest Images

Trending Articles