Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Historia e nuses që helmoi vjehrrën, kthehet dhëndri nga Greqia

$
0
0

Kthehet nga Greqia për t’i qëndruar afër prindërve, bashkëshorti i 19-vjeçares, Elda Tanushi që tentoi të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm në kos e deklaroi se ishte përdhunuar nga vjehrri.

Xhaxhai i tij, Ilir Stafa dëshmitar në ballafaqimin mes dy krushqive, konfirmon për BalkanËeb se nipi i tij Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe deklaron se nuk do t’i kthehet më asaj.

Xhaxhai i Donaldit thotë me tu kthyer nga Greqia ai ka shkuar bari me lopë, punë të cilën e ka kryer edhe më herët, para se të martohej.

20-vjeçari, sipas xhaxhait ka deklaruar se bashkëshortja e tij nuk i afrohej, aq sa edhe raportet e tyre seksuale mund t’i numërojë me gishtat e dorës. I riu, sipas tij edhe në ballafaqimin mes krushqve ngulte këmbë se Elda nuk ishte e virgjër dhe se për t’i hedhur atij hi syve, kishte hedhur jod në çarçafë, natën e parë.

“Pas diskutimeve me prindërit e vajzës, ata ngulën këmbë se e bija ishte e virgjër dhe faji i mbeti Donaldit sikur s’merrte vesh nga këto gjëra”,- tha xhaxhai i tij, Ilir Stafa.

Pas akuzave të nuses, që tani është kthyer në shtëpinë e saj Zallrec të Dibrës, prindërit e Donaldit hodhën akuza se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me një burrë të ve, i cili kishte edhe dy fëmijë. Një fakt të tillë e konfirmon edhe Iliri, xhaxhai i Donaldit.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>