Një zjarr i përmasave të mëdha në afërsi të qytetit të Tepelenës po rrezikon edhe jetën e njerëzve.
Nga zjarri i cili po përhapet më shpejtësi rrezikohet lagjja “15 shtatori”, spitali dhe depot e ujit.
Për shuarjen e zjarrit kërkohet ndërhyrje me helikopter, pasi është terreni i vështirë.
Vatra e zjarrit është në Kodrën mbi qytet dhe po zbret me shpejtësi drejt qytetit.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Në terren janë shërbimet e Emergjencave Civile dhe kryetari i bashkisë.