Në luftë me zjarrin, mes temperaturave të larta të kësaj vere të nxehtë.
Në fotot e mëposhtme tregohen pjesëtarë të forcave zjarrfikëse duke ndërhyrë në një sipërfaqe me pyje të prekur nga zjarri në Gramsh.
Në fshatin Ermenj, Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha.
Shërbimi vendor i MZSH Gramsh, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit.
Për ndihmë shkuan 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha shkurre dhe 7 dynym pisha.