Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

I prenë kokën shqiptarit, mbeten në burg dy autorët

$
0
0

Dy autorët e dyshuar për vrasjen e shtetasit shqiptar në Greqi janë lënë në burg.

Gjykata greke dha sot masën e sigurisë “Burg pa afat” për Emiljano Nanan dhe Pajtim Jaupin, të dyshuar si autorë të vrasjes së Bledar Tërpollarit.

Po kështu “Burg pa afat” në mungesë është dhënë edhe për Krenar Tërpollarin, kushëri i viktimës dhe i dyshuari kryesor.

Viktima punonte si bari prej dy muajsh në Gliki dhe shkak i vrasjes dyshohet prishja e pazareve të drogës.

CNN grek shkruan se Tërpollari kishte mbajtur 20 mijë euro nga trafiku i kokainës. Po sipas medieve greke një nga dy të arrestuarit ka dëshmuar se autor i vrasjes është Krenar Tërpollari.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>