Gjysma e Tiranës nga qendra në periferi janë pa energji elektrike prej më shumë se dy orësh dhe nuk dihet se kur do të rikthehet.
Kështu pa energji është një pjesë e zonës së Bllokut, Rruga e Elbasanit, Tirana e Re, Sauku, Liqeni i Thatë, Paskuqani, etj.
OSHEE në një reagim për mediat tha se janë dëmtuar fiderat (kabujt) nga subjektet e treta.
“Firmat që punojnë për Bashkinë e Tiranës në infrastrukturën publike kane dëmtuar dy fidera njëri qe furnizon zonen e Stadiumit Qemal Stafa dhe nje pjese te rruges se Elbasanit. Po kështu është dëmtuar një fider tjeter qe mbulon me energji zonen e Tiranës se Re dhe Bllokut. Po kështu edhe në Kamëz, firma te kontraktuara nga bashkia kanë dëmtuar fiderin që furnizon me energji zonen e Paskuqanit. Pa energji është edhe zona e Liqenit te thate dhe Sauku. Grupet e OSHEE jane duke punuar”, njofton OSHEE.