SHKODËR- Partia Demokratike rimerr bastionin e saj, Shkodrën. Nga numërimi i 239 kutive nga 421 kuti votimi gjithsej, demokratët kanë marrë avantazhin në Qark duke siguruar mandatin e 5-të dhe marrë kryesimin duke udhëhequr ngushtë fitoren me 37.9% të votave ose 23172 vota. I pesti në listën e PD-së në Shkodër është kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
Më pas vjen Partia Socialiste që paraprakisht renditet në vendin e dytë me 37.2% të votave (22721 vota) ose 4 mandate. Në vendin e tretë renditet LSI me 7400 vota ose 1 mandat dhe fill pas saj me një diferencë të vogël renditet PSD me 6710 vota ose me 1 mandat, ç’ka do të thotë se kryesuesi i listës së saj, Tom Doshi do të jetë me gjasë në Parlamentin e ardhshëm.
Për të mësuar rezultatin e votimit në këtë qark në kohë reale klikoni në linkun e mëposhtëm: http://zgjedhje.balkanweb.com/paraprake/new/production/formula.php#