3 persona janë arrestuar nga policia e Fierit për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit.
Ata janë shtetasit A.P, 41 – vjeç, A.F, 31 – vjeç dhe B.F, 36 – vjeç, të tre banues në Fier. Ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë shkuar në I.E.V.P. Fier, ku janë përplasur e kanë ofenduar me fjalë fyese stafin e Policisë së Burgut.
Po ashtu, ata kanë kundërshtuar me forcë veprimet e punonjësve të policisë.
Mbi 3 të arrestuarit rëndon akuza për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shteterore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëshpunim.