Pas hetimit dyditor të Prokurorisë së Shkodrës, policia ka vënë në pranga dy autorë të një “gjobëvënieje”.
Ata kanë kërcënuar një shtetase se do t’i publikonin foto intime në rrjetin social “Facebook”, nëse ajo nuk u jepte atyre shumën prej 1000 eurosh.
Bëhet e ditur se pas kallëzimit që shtetasja kishte dorëzuar në polici, u arrit të identifikoheshin dhe më pas të arrestoheshin shtetasit E. Shkambi, 25 vjeç, dhe N. Gurraj, 21 vjeç.
Policia e Shkodrës ka njoftuar se dy personat e dyshuar kishin mundur të hynin në adresën personale të vajzës dhe prej aty kishin marrë fotot e saj.
“Pas kësaj, ata kishin kontaktuar me të dëmtuarën dhe i kishin kërkuar asaj shumën e parave, duke i thënë se, nëse ua jepte, ata do të publikonin fotot e saj në faqe interneti apo edhe në vet rrjetin social”, shtojnë burimet policore.