Punimet për ndërtimin e këndit të lojërave te Parkut i Liqenit të Tiranës, janë drejt fundit. Siç duket edhe në këto foto gjithçka është gati dhe kompleksi pritet të presë fëmijët e parë vetëm pas tre ditësh.
Inaugurimi i këndit të lojërave do të bëhet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës në 1 qershor, ditën ndërkombëtare të fëmijëve.
Këndi i lojërave te Liqeni është një nga hapësirat e reja që i shtohet qytetit të Tiranës për argëtimin e fëmijëve.