Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Gjendet parcela me 48 bimë kanabis, policia: Kanë mbirë vetë!

$
0
0

Policia e Vlorës ka asgjësuar 143 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në dy fshatra pranë bregdetit të Adriatikut.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Novoselës, shërbimet e policisë kanë konstatuar 95 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të mbjella në vendin e quajtur “Vërri e Poros”, fshati Poro (pronë publike).

Po kështu gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mërtiraj, pranë vendit të quajtur “Përroi i Kaminave”, u gjet një parcelë me 48 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet se kanë mbirë vetë përgjatë shtratit të përroit.

Policia bëri asgjësimin e tyre me shkulje dhe djegie. Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>