Policia britanike vijon kërkimet për të zbuluar personat të cilët kanë qenë të lidhur me kamikazin e “Manchester Arena” ku humbën jetën 22 persona.
The Independent raporton se mes tetë të ndaluarve besohet se është një person me pasaportë shqiptare.
E përditshmja nuk jep detaje për ndalimin e mundshëm të një shqiptari duke theksuar se policia është duke hetuar të gjithë personat të cilët mund të kenë parur lidhje me terroristin 22-vjeçar Abedi.

Mes të arrestuarve është edhe vellai i autorit, 23-vjeçari Ismail Abedi.
Ndërkohë ditën e djeshme janë ndaluar për terrorizëm 3 persona në zonën Nuneaton në Earwickshire.
Nga sulmi i pak ditëve më parë në Manchester Arena gjatë koncertit të Ariana Grande humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 120 të tjerë.
ISIS mori përgjegjësinë e sulmit ndërsa autoritet britanike janë duke ushtruar kontrolle të imtësimshme për të zbuluar rrjetin me të cilin ishte i lidhur autori si dhe për të zbuluar personin që përgatiti eksplozivin.