Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Koalicion PD-PS? Spaho: Pas zgjedhjeve, LSI dhe PDIU opozita e re

$
0
0

Deputeti i PD-së Edmond Spaho, në një aktivitet të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit ka bërë një deklaratë të fortë ndërkohë që të shumtë janë zërat që flasin për një aleancë pas zgjedhore mes PS dhe PD.

Spaho e ka përforcuar këtë ide duke deklaruar se pas zgjedhjeve të 25 qershorit LSI dhe PDIU-ja do dalin në opozitë.

“Jemi pranë fitores së 25 Qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjente për arritjen e suksesit në 25 Qershor. Ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë protestës së 3 muajve të fundit, pasi PD ka meritën për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. PD ndërkombëtarizoi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij fenomeni. Në tre muaj i rrëzuam gjysmën e qeverisë Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimit etj. Ndërpremë për herë të parë koalicionet parazgjedhore. LSI & PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 Qershorit”,- tha deputeti.

Ndër të tjera Spahoi theksoi se PD-ja ka meritë për miratimin e ligjit që penalizon me burg shitblerjen e votës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>