Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rezervuarit, ku burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se ka dy persona të lënduar nga ngjarja.
Po të njëjtat burime raportojnë se disa të rinjtë u përfshinë në një sherr, që më pas përshkallëzoi deri në përdorimin e armëve.
Dy të plagosurit janë Durim Tahiri, 27 vjeç dhe Ervin Tahiri, 30 vjeç. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës si dhe kapjen e autorëve.