Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Vihet në pranga biznesmeni, ngacmonte seksualisht kunatën

$
0
0

Arrestohet nga Policia e Tiranës biznesmeni 49-vjeçar K.H. nga Tirana i cili është i dënuar nga gjykata me 8 muaj burg për ngacmimin seksual. Hoxha i cili ishte prej kohësh në kërkim dhe nuk bëri rezistencë, ai është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht kunatën (motrwn e gruas) e tij gjate vitit 2004. Në gjyqin ndaj tij janë paraqitur SMS-të që ai i dërgonte kunatës ku i thoshte se do ta kapte me zor.

MESAZHET

Referuar kallëzimit të shtetases D. M., kunati i saj, i pandehuri e ka ngacmuar seksualisht që prej muajit mars të vitit 2014. Ajo ka rrëfyer se i pandehuri Kujtim H. i ka kërkuar vazhdimisht që të kryente marrëdhënie seksuale me të, duke i thënë se përndryshe do ta shkatërronte atë dhe familjen. Sipas saj, në 07 tetor 2014 rreth orës 21:58 i pandehuri Kujtim H. i ka dërguar një sms me tekst “… moj kurva m… do te q… me zor neser në pazar. Me kalove nga shtëpia jote. Unë kerkoje te bejsh ate qe dua une. tregoja mesazhin burrit”.

Para oficerit të policisë gjyqësore, e dëmtuara D. M. ka sqaruar se pasi ka lexuar këtë mesazh ka telefonuar djalin e tij, nipin e saj, duke i thënë “thuaj babait tënd të mos shkruajë sms në telefon dhe budalliqe, se kam për ta denoncuar ne polici”. Edhe pas kësaj telefonate i pandehuri i ka dërguar një tjetër sms me përmbajtje seksuale të dëmtuarës.

VERIFIKIMI

Sipas vendimit të gjykatës, nga këqyrja e rubrikës së mesazheve të telefonit celular të shtetases D. M. në datën 08.10.2014, evidentohen dy sms të dërguar nga numri telefonik 068…62. Në datë 07.10.2014 në orën 21:58 dhe në orën 22:12 me rezultojnë mesazhe me tekst me përmbajtje seksuale. E dëmtuara D. M. ka pohuar se këto shprehje të dërguara me sms ja ka thënë dhe direkt asaj në prani të motrës dhe të vjehrrës.

ALIBIA

Gjatë hetimeve dhe gjatë gjykimit i pandehuri Kujtim H. ka ngritur një alibi sipas të cilës, komunikimet me kunatën i ka pasur për shkak të një borxhi që i kishte dhënë 5 vjet më parë. Ai ka deklaruar se i ka dërguar mesazhet me atë përmbajtje të kunatës së tij jo për ta ngacmuar seksualisht, por për një borxh prej 5 milionë lekësh të vjetra, që ende nuk ia kishte shlyer. “Ky pretendim i të pandehurit nuk qëndron pasi nga të gjitha mesazhet e dërguara në numrin e saj të telefonit nuk ka shprehje për lekë borxh, por vetëm shprehjeje të ngacmimit seksual. Gjithashtu nga ana e të pandehurit nuk u paraqit ndonje provë shkresore që të provonte se shtetësja D. M i ka dhënë lek borxh”, arsyetonte gjykata në vendim.Panorama

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>