Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

VIDEO & FOTO: Treni i linjës Athinë-Selanik përplaset me banesën, shqiptarët shpëtojnë mrekullisht

$
0
0

Kanë shpëtuar për mrekulli dy emigrantë shqiptarë, kur dy vagona të trenit që doli nga shinat në afërsi të Selanikut u përplasën në banesën e tyre.

Për fat, vagonat më përpara përshkuan një godinë të ndërmarrjes së hekuruadhave, dhe kjo ua preu hovin.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, të dy shqiptarët ndodheshin në shtëpi në momentin e aksidentit.

“I hutuar dhe me frikën të pikturuar në fytyrë, njeri prej dy të mbijetuarve deklaroi më pas se ai u tmerrua nga përplasja e vagonave me banesën dhe nga frika kërceu jashtë shtëpisë”, shkruan agjencia greke.

Treni ekspres i linjës Athinë-Selanik me 70 pasagjerë, doli nga shinat për arsye që ende nuk dihen. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së shtunës, në vendin e quajtur Adedros, në afërsi të Selanikut.

Ndërmarrja e hekurudhave njoftoi paraditen e të dielës se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur dhe tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë./Robert Goro/ Ora News


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>