Ndërsa në media qarkullojnë informacione se ish kryeministri Fatos Nano është rikthyer në Tiranë dhe ka zhvilluar takime “të fshehta” me të djathtët për t’i bindur që të hyjnë në zgjedhje, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i përfolur për një takim të tillë tregon se si qendron e vërteta. I kontaktuar nga BalkanWeb Duka pranon të jetë takuar me Fatos Nanon në një lokal në zonën e Mulletit por si dy miq të vjetër, ndërsa mohon që Nano t’i ketë kërkuar të futet në zgjedhje. “E kam takuar Fatos Nanon dje, e kam mik prej shumë vitesh, por nuk më ka kërkuar të regjistrohem në zgjedhje”, thotë Duka për BalkanWeb.
↧
Rikthimi i Fatos Nanos, reagon Agron Duka : E vërteta e takimit tonë dhe çfarë më kërkoi
↧