Mesila Doda, deputetja e PDIU-së, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se i kanë ardhur në adresë të saj disa mesazhe në gjuhën maqedonase, ku është kërcënuar dhe ofenduar.
Doda ka theksuar se sa herë ka folur për çështjen e shqiptarëve të Iliridës, është kërcënuar.
Ajo ka shkruar: “Kur këto guxojnë të kërcënojnë një deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit të tyre, mendoni se çfarë presioni dhe dhune janë të detyruar të durojnë shqiptarët e Iliridës atje nga kafshë mbushur me urrejtje dhe dhunë”.
Ja statusi i plotë
Te dashur miq! Kam marrë dhjetëra mesazhe kërcënimi e sharjesh të padëgjuara më parë në adresën time sa herë kam folur për çështjen e shqiptarëve të Iliridës. Po sjell përpara jush vetëm disa prej tyre që janë në anglisht, sepse ka me qindra në gjuhën e maqedonasve dhe këtë po e bëj për një arsye të vetme.
Kur këto guxojnë të kërcënojnë një deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit të tyre, mendoni se çfarë presioni dhe dhune janë të detyruar të durojnë shqiptarët e Iliridës atje nga kafshë mbushur me urrejtje dhe dhunë.
Sa për dijeninë tuaj shprehje të tilla dhune ekstreme nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse më bindin në drejtesinë e kauzës së shqiptarëve të Iliridës.
#gjithe_shqiptaret_bashke