Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Para se të votohet për President, Ilir Metës i shqyrtohet dosja e pastërtisë së figurës

$
0
0

Kryeparlamentati Ilir Meta, njëherësh kreu i LSI­së, pritet të votohet sot në orën 17:00 në Kuvendin e Shqipërisë si Presidenti i ri i vendit, rezulton figurë e pastër dhe pa asnjë pengesë për kandidim.

Pak orë para votimit në Kuvend të Presidentit të ri të vendit, Ilir Meta është certifikuar nga dy institucione të pavarura për pastërtinë e figurës së tij.

Ai rezulton pa dosje nga koha e komunizmit dhe pa probleme me dekrimianlizimin. Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i kërkoi Autoritetit Shtetëror të Dosjeve zyrtarisht që të verifikonte kandidatin për President, Ilir Meta.

Kërkesa është bërë dje në mbrëmje, ndërsa sot drejtuesja e këtij institucioni, Gentiana Sula i tha Top Channel se Ilir Meta rezulton i pastër dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kandiduar.

Certifikimi ka ardhur edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që kujdeset për çështjen e dekriminalizimit.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>