Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Reforma në drejtësi/ Rama kërkon burg për Tomën: U del përpara investitorëve të huaj…

$
0
0

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Panairin e Arsimit Profesional për nevojën që ka vendi për miratimin e reformës në drejtësi, në mënyrë që të vijnë investitorët e huaj.

Duke zgjedhur rastësisht disa emra, Rama tha se investitorëve të huaj u dalin përpara një Gjin, Hysen dhe Tom, që i pengojnë të investojnë në Shqipëri.

U del përpara një Tom që u thotë ndal se këtu jam unë. Pak kohë më parë iku një investim strategjik në turizëm, me të cilin ne do të kishim 1200 të punësuar, në një tokë publike në bregdet, pronë e ushtrisë, dhe kur ishim gati të firmosnim kontratën, një Tom, Hasan, Gjin, nxorri vendimin që toka nuk është më e shtetit.

Toma, Hasani, Gjini u kishte dhënë të gjithë tokën atyre që pretendonin një përqindje shumë të vogël, dhe investimi strategjik vdiq. Si mund të thithim investitorë të huaj nëse nuk fusim në burg me reformën në drejtësi Tomën, Hysenin dhe Gjinin?”,- u shpreh Rama.

Kryeministri dha garanci se vetting-u do të zhbllokohet dhe kjo do t’i japë më shumë volum investimeve të huaja në Shqipëri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>