Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Fatos Lubonja: Unë, kandidat për president? Ja si mund të hyj në këtë lojë

$
0
0

Në një lidhje me “Skype” në studion e lajmeve në “News 24, analisti Fatos Lubonja iu përgjigj interesimit lidhur me mundësinë e kandidimit të tij për postin e presidentit, duke marrë shkas nga një faqe e hapur në “Facebook” që mbështet “Lubonjën president”.

Për herë të parë ai foli se si e shikon këtë post, ndërsa i druhet faktit të përfaqësimit të tre partive politike, të cilat, siç tha, i ka quajtur “banda”.

“Është përgjegjësi e madhe, nuk di as çfarë kompetencash ka presidenti.

Unë kam pasur rolin e një intelektuali të lirë që kam folur lirshëm, nuk e di nëse kështu arrij të ndryshoj dot ndonjë gjë për mirë, apo do më hiqet e drejta të them edhe këto gjërat që them.

Kompetencat me sa di janë goxha të kufizuara.

Mbi të gjitha duhet të kesh konsensusin e të gjithëve palëve politike.

Unë i kam kritikuar partitë si banda, dhe tani duhet konsesus që të bëhesh përfaqësues i këtyre bandave”, sqaroi ai

Më tej Lubonja theksoi se vetëm një qeveri e kompromisit të mirë mund ta fuste në “këtë lojë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Latest Images



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>