Në një kohë kur negociatat me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein, nuk rezultuan të suksesshme mbrëmjen e djeshme, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu po zhvillon ditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama.
‘Balkanweb’ mëson se kryediplomati amerikan i është drejtuar Kryeministrisë, ndërsa në fokus mendohet se është zgjidhja e ngërçit politik në vend.
Ndërkohë, Rama zhvilloi sot dhe një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta. Pas dështimit të negociatave me opozitës, aleatët Rama-Meta diskutuan për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nesër (27 Prill) është raundi i tretë.
Kujtojmë se për të gjetur një zgjidhje kryeministri dje bëri disa lëshime, siç ishte propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, 4 ministra teknik, por jo qeverinë teknike, ç’ka solli edhe largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve, vend ku u ulën palët por dialog.
Sipas propozimit të Ramës, ministritë që duhen të kenë ministra teknikë do t’i propozonte opozita, ndërsa emrat t’i zgjidhte kreu i ekzekutivit. Nga ana tjetër, burimet bënë të ditur se Basha refuzoi ofertën, duke kërkuar një kryeministër teknik në drejtimin e një qeverie teknike.