Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Ekzekutohen dy persona në Sukth, një nga viktimat, ish-shefi i krimit ekonomik

$
0
0

Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tyre tip “Audi” në autostradën Tiranë- Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 në mbikalimin e Sukthit, ndërsa njëri nga viktimat është Ervin Dalipaj.

Dalipaj është një emër i njohur, pasi ka qenë ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë dhe i akuzuar për vrasje.

Dalipaj ka qenë në kërkim, pasi akuzohej për ekzekutimin e Gazmend Çollakut ne bashkëpunim, por ende nuk dihet nëse ka lidhje me këtë ngjarje vrasja e sotme.

Makina ku ndodheshin ky viktimat është qëlluar me breshëri plumbash duke i lënë të vdekur menjëherë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët, që mund të kenë parë autorët e vrasjeve mafioze.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>