Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Doris Pack: Qeveria e Tiranës e lidhur me krimin, diplomatët heshtin

$
0
0

Një ‘shuplakë’ vjen nga Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack, e cila akuzoi qeverinë shqiptare se është e lidhur me krimin. Kjo deklaratë u bë gjatë një takimi të Bordit Drejtues të Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt këto dy ditë në Bruksel nën kujdesin e Pack. Pjesë e këtij forumi ishte dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, e cila raportoi rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend dhe shprehu vendosmërinë e Partisë Demorkatike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, standard themelore të çdo shoqërie europiane.

Deputetja demokrate i informoi kolegët e saj të Partive Popullore Europiane për fushatën e keqinformimit të partnerëve të huaj nga qeveria Rama përmes propagandës dhe lobimeve të financuara me para të pista. Ajo denoncoi kriminalizimin e Parlamentit dhe të qeverisjes, kanabizimin e Shqipërisë dhe përgatitjet për blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës.

Zonja Vokshi shprehu mirënjohje dhe falenderoi Presidenten e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Ëomen) Znj.Doris Pack për mbështetjen e protestës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj. Ajo kritikoi qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

“Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi i mbushur i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë,” u shpreh Doris Pack. “Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike,” deklaroi Pack.

Ajo përgëzoi lidershipin e PD-së për manifestimet paqësore dhe shprehu bindjen se në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria, krijimi i Qeverisë Teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet zgjidhja e vetme. Pack pershendeti kërkesën për zgjidhjen e situatës me ndihmën e Partisë Popullore Europiane dhe shprehu besimin e plotë se Zv Presidenti i Parlamentit Europian McAllister si ndërmjetësi i duhur për zgjidhjen e krizës në Shqipeëri.‎ Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është anetare e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane.‎

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>