Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Gjykata e Tiranës dënon Mark Frrokun me 7 vite e 6 muaj burg

$
0
0

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 7 vite e 6 muaj burg, ish-deputetin dhe ish-kreun e PKD-së, Mark Frrokun për fshehje të pasurisë, pastrim parash dhe ndërtim të paligjshëm. Ndërkaq Gjykata e ka shpallur Mark Frrokun të pafajshëm për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë. Pas seancës, avokati i tij mbrojtës deklaroi se ishte i pritshëm ky vendim i gjykatës pasi nuk kishte prova. “E kishim thënë nuk kishte prova për vrasjen”, deklaroi avokati mbrojtës. Vendimi për pafajësinë e tij pason atë të pafajësisë së Kristina Marinajt i dyshuar si bashkëpunëtor i ish-deputetit Frroku.

“Unë e ndiej vetën të pafajshëm. Jam mbajtur padrejtësisht në burg për dy vjet. Dua vetëm të shkoj te familja ime. Kam besim te ju dhe drejtësia”. Këto ishin fjalët e fundit të ish-­deputetit Mark Frroku, thënë në Gjykatë dje para se trupi gjykues i gjykimit të tij të tërhiqej në dhomën e këshillimit për vendimin përfundimtar. Përmes një materiali voluminoz, avokatët Vladimir Meçi dhe Tonin Prendi kërkuan pafajësinë e klientit të tyre, duke pretenduar se ai nuk ka konsumuar asnjë nga veprat penale për të cilat akuzohet. Në përfundim të avokatëve, ish- deputeti përsëriti edhe një herë faktin se nuk ka kryer asnjë vepër penale. “Kam dy vjet që mbahem në burg për vrasjen e një personi të cilin nuk e kam parë ndonjëherë me sy. Madje, as një foto të tij nuk kam parë”, tha Frroku.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>