Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Përshkallëzohet protesta, Basha: Do bllokojmë trafikun në të gjithë Shqipërinë

$
0
0

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në një takim që ka zgjatur 30 minuta aleatët tek selia e partisë, ku është vendosur se PD do të zhvillojë protesta në çdo qytet javën tjetër.

Nga çadra e protestës, Basha tha: “Sot dua të njoftoj se opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë.

Duke ruajtur si pishtar si monument çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë në mbarë vendin.

Ditën e hënë të gjithë shqiptarët bashkohemi mes orës 11 dhe 12 në bllokimin e trafikut në të gjithë Shqipërinë.

Do ketë qëndresë deri në themelin e republikës së re për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është fillimi i një aksioni i cili do të përshkallëzohet deri me datë 7 Maj, për të mos ia dorëzuar më Kavajën krimit, për ti thënë sot krimit dhe kriminelëve në Kavaje dhe në të gjithë Shqipërinë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>