Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

“Mirëmëngjes kokosh”, Rama zihet me komentuesit në facebook

$
0
0

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm të ndajë me ndjekësit në ‘Facebook’-ut një foto ku shihet një infermiere e një prej qendrave shëndetësore në Tiranë. Sipas kreut të qeverisë, se në sektorin e shërbimeve shëndetësore ka ende punë për t’u bërë, por nëse ndalet ritmi, vendi humb shumë. Kaq ka mjaftuar që në profilin e Ramës të nisin komentet nga qytetarët, të cilët kanë hedhur akuza në drejtim të bluzave të bardha, që sipas tyre po nuk morën lekë nën dorë nuk të ofrojnë asnjë shërbim. Po ashtu, mes tyre nuk kanë munguar dhe nga ato komente që etiketojnë kryeministrin si ‘kokosh’, ndërsa ky i fundit ia kthen sërish me humor.

Statusi i Ramës

 “MIRËMËNGJES! Dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të përkushtimit 31 vjeçar të kësaj infermiere në një nga qendrat shëndetësore të Tiranës. Sot, Majlinda Beluli, falë taksës së ndershme vendosur më 2014 dhe rritjes së pagës këtë vit, merr çdo muaj 100,026 lekë më shumë se në 2013, ose 1,200,312 lekë më shumë në vit. Shumë është bërë për shërbimet shëndetësore, spitalet, personelin mjekësor. Por ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam,’’ citohet në mesazhin e Ramës.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>