Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Rama dhe Meta bashkë në inagurimin e një spitali privat, ja çfarë premton kryeministri

$
0
0

Inaugurimi i një institucioni spitalor privat në Tiranë, ka bërë bashkë dy aleatët në qeveri, Edi Ramën dhe Ilir Metën, të cilët sot kanë vendosur t’i kërkojnë KQZ-së të shtyjë afatin për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Por ndryshe nga politika, kryeministri në këtë aktivitet ka zgjedhur të flas për shërbimin shëndetësor dhe thellimin e partneritetit mes shtetit dhe privatit. Jo vetëm 10 paketa, por edhe të tjera shërbime për të cilët qytetarët kanë nevojë t’i kryejnë në spitale private, kryeministri premtoi mbështetje nga shteti, financim 100%.

“Ju uroj shëndet dhe sukses ekipit të këtij spitalit të ri ku janë punësuar rreth 500 persona, numrin e saktë do ta marrim nga shërbimet shëndetësore dhe ku janë krijuar kushte optimale për të rritur cilësinë e shërbimit, jo vetëm për kryeqytetin. Ndër vite qytetarët kanë krijuar perceptim negativ për shërbimin shëndetësor, por nuk mund të mos e themi me krenari që kemi arritur që shërbimi shëndetësor të marrë një kthesë të rëndësishme e papalotë pas të cilës do kemi një rrugë të vështirë por pa diskutim të drejtë për të ecur më tutje, që shërbimi shëndetësor të jetë pasqyrë e dinjitetit të çdo njeriu. Jemi këtu në një strukturë private, tani më, ne kemi çelur një epokë të re ndërveprimi mes shërbimit publik dhe privat, pra epokë partneriteti mes qeverisë dhe sipërmarrjes private, kjo përkthehet me hapjen e një rruge që do shkojë duke u zgjeruar. Kush nuk ka mundësi të marrë shërbim tek privati, por që ka nevojë për këtë shërbim, këtë do ia paguajë shteti 100%. Deri më sot kemi 10 paketa 100% të financuara nga shteti edhe në spitalet jopublike, tani do shtohet”, tha kryeministri.

Ndër të tjera Rama tha se shëndetësia hyn në një epokë të re si pasojë e Partneritetit Publik Privat (PPP), ndërsa autoritetet spitalore do menaxhojnë vetë fondet.

“Besoj se do jetë me rëndësi edhe çuarja përpara e programit të autonomisë spitalore. Jemi një fazë ku kemi një shëndetësi që nuk bazohet në gojëdhëna, por bazohet në statistika dhe shifra kostosh. Do i lëmë autoriteteve spitalore fondet e menaxhimit. Përmes kësaj shëndetësia hyn në një epokë të re. E rëndësishme është që ne të garantojmë se autonomia spitalore të krijojë një sistem qe pavarësisht nga financohet, rregullat dhe procedurat për akreditimin dhe cilësia të jenë të unifikuara. Shërbimi do jetë i unifikuar në të gjitha aspektet. Për të gjithë ata që kanë problem alergjie me sipërmarrjet private, dua të them se rritja e këtyre shërbimeve është ilaç për të përmirësuar edhe shtetërorin. Dua të theksoj se ne po shohim frytet e para të PPP, pasi po shohim një transformim në shërbimin shëndetësor dhe krijojmë shërbim cilësor për të gjithë qytetarët. Epokë e re edhe për hemodializën dhe po shohim sesi po mbarojnë kalvaret e pacientëve që marrin shërbim edhe në rajone, jo vetëm në Tiranë. Ne kemi siguruar që shërbimi të merret pranë banimit. Falë PPP ne do kemi së shpejti një sistem të ri laboratorësh dhe kapacitet të ri analizash laboratorike. Ne do vijojmë të krijojmë partneritet me privatët pavarësisht akuzave. Ne marrim baltën, por njerëzit marrin shërbim cilësor dhe dinjitoz,” tha Rama.

 

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>