Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Droga në portin e Durrësit, zbardhet skema: U fut nga Maqedonia të certifikonte të pastër kamionin

$
0
0

Sipas Prokurorisë kamioni me 8 tonë kanabis ka hyrë nga Maqedonia në Shqipëri përmes pikës kufitare të Qafë-Thanës. Dyshohet se droga në kamion është mbledhur në Shqipëri dhe ka kaluar kufirin drejt Maqedonisë me mushka. Më pas, kanabisi është ngarkuar në kamion dhe është kaluar në pikën e Qafë-Thanës pikërisht për ta certifikuar “si të pastër” kamionin me drogë. Një tjetër detaj interesant i gjetur nga hetimi, është se fillimisht praktika doganore është bërë sikur kamioni do të kalonte nga Hani i Hotit. Por më pas është ndërhyrë në sistem dhe dalja e mjetit është bërë nga Porti i Durrësit.

Nga këqyrja e librit të shërbimit në Stacionin e Policisë së Portit Durrës, në kohën e daljes së dy automjeteve me lëndë narkotike nga Porti Durrës për në Itali, më datë 05.02.2017, kanë qenë me shërbim punonjësit e policisë të grupit të kontrollit, shtetasi Gëzim Dervishi, me detyrë specialist i trajtimit të qenve të shërbimit, Mexhit Xhixha, Roland Metani, Agron Kapllani, Gentian Selmani, me detyrë shoqërues qeni antidrogë, Medi Demiri, kontrollor, Fatmir Plaku, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor.

Ndërsa shefi i Stacionit të Policisë së Portit Durrës ka qenë shtetasi Julian Doraci. Nga deklarimet e punonjësve të Policisë Kufitare te Stacioni i Policisë së Portit Durrës, si dhe nga provat e tjera të administruara, nuk rezulton që ata të kenë ushtruar kontrollin e automjetit kamion me targa maqedonase, më datë 05.02.2017, në kohën kur ai ka dalë i ngarkuar me lëndë narkotike nga Porti Durrës për në drejtim të Italisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles