Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura, John McCain ka mbërritur sot në Shqipërinë.
McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan dhe do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Ai u prit në aeroport nga Ambasadori Lu dhe Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Ajo e ka njohur senatorin me progresin në fushën e mbrojtjes. Gjatë kësaj kohe McCain u takua me personelin ushtarak shqiptar.
Gjatë pasdites, rreth orës 18:00, kryeministri Rama pret në selinë e qeverisë senatorin McCain.
Vizita e zyrtarit amerikan në Tiranë vjen në një kohë krize politike për shkak të protestës dhe bojkotit të opozitës.
Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri, Xhon McCain t’u drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.
“Në orën 18.10 Kryeministri Rama pret në selinë e qeverisë Senatorin amerikan John McCain. Do ketë një Photo Opportunity në momentin e pritjes. Më pas dy delegacionet do kenë një darkë zyrtare pune”, informon qeveria.