Analisti Henri Çili ka komentuar në lidhje me përplasjen e fundit mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe publicistit Fatos Lubonja.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të Neës24, Çili thotë se nuk është përdorur aspak nga Kadare dhe se akuzat e Lubonjës se kjo është kulturë manipulimi janë të kota.
“Unë jam këtu si botues i UET Press, se polemika është mes Lubonjës dhe Kadaresë por ka ndodhur një zhvillim esencial. Po unë jam përfshirë në këtë debat për akuzat që më ka bërë Lubonja, por jam i qetë, tolerant, por kur më akuzojnë pa të drejtë acarohem.
Se nuk jam përdorur nga Kadare, se ai ka figurë shumë të madhe për të më përdorur mua, por fabula është shumë e vërtetë. Historia është e thjeshtë. Ismaili na tha mos hiqni asnjë rresht edhe sikur të kishin fjali kundër tij, ishte i lodhur nga kjo situatë e shëmtuar.
Ne u përpoqëm të gjenim çdo dokument nga viti ’57. Gjatë kërkimeve normale, Dash Kaloçi bie në gjurmë të një dokumenti të dosjes gjyqësore të Fatos Lubonjës, ku në gjyqin e babait Lubonja pyetet për të. Ka dhe një pasazh për Kadarenë.
Lubonja tha se kjo është kulturë e manipulimit dhe nxjerr dokrrat e tij të vjetra për të qetësuar ndërgjegjen e tij të shprishur. Ne nuk po thonim asnjë të pavërtetë. Personalisht vura re se ishte një surprizë nga ky dokument, ai ka një gjë rrënqethëse. Së pari siç e ka thënë Lubonja, ka folur për Kadarenë, ndërkohë që kur s’të pyet njeri, pse flet. Është një luftë e pamposhtur, dhe e fëlliqur, kundër Nobelit dhe shumë gjërave të tjerë. Ishte një grup i tërë që kanë çuar letra që Kadare është pjesë e diktaturës dhe mos ta fitojë,” u shpreh Çili