Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

“Qeveria e besimit”, shpërthen deputeti i PS: Meta e tradhtoi të majtën, në zgjedhje pa LSI-në

$
0
0

Shtohen zërat brenda socialistëve që kërkojnë ndarjen nga LSI. Deputeti shkodran i PS-së, Namik Kopliku ka deklaruar se PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet e qershorit. Pasi LSI kërkoi qeveri besimi për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, Kopliku thotë se Ilir Meta ka tradhtuar elektoratin e majtë të 2013-ës.

“PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet parlamentare. Ilir Meta me deklaratën e tij ka tradhtuar jo PS por elektoratin e majtë të 2013-ës”, ka thënë Kopliku. Kjo nuk është hera e parë që deputeti Kopliku ka mbajtur këtë qëndrim ndaj aleatit të kryeministrit Edi Rama. Edhe më herët ai ka deklaruar se mund t’i fitojë zgjedhjet edhe pa LSI.

Për sa i përket protestës së opozitës, deputeti socialist tha se është një bllokim me sebepe të kota. Para tij, edhe deputeti socialist Vladimir Kosta kërkoi që PS-LSI të hyjnë veçmas në zgjedhje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>