Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

1 milion euro heroinë e kokainë, arrestohen 2 kushërinjtë shqiptarë dhe e dashura e njërit prej tyre

$
0
0

 

ITALI- Policia italiane ka sekuestruar 10 kg drogë dhe ka vënë në pranga 3 shqiptarë në një operacion në Francavilla al Mare, provincë e Chietit në Abruzzo.

Droga, 9 kg heroinë e ndarë në 18 pako dhe rreth 900 gram kokainë e ngurtë e ndarë në 2 pako, është gjetur në brendësi të një ndarjeje në kofanon e një makine “Smart” dhe në një valixhe të sekuestruar në një banesë në Francavilla të marrë me qira nga shqiptarët.

Të arrestuarit janë Armando Greca, 25 vjeç; kushëriri i tij Moris Greca, 21 vjeç dhe Amendea Jaupaj, 23 vjeçe, e dashura e Morisit.

Droga sipas policisë italiane ishte e destinuar për zonën metropolitane Chieti-Pescara dhe do të sillte rreth 1 milion euro të ardhura. Hetimet vazhdojnë për zbulimin e origjinës së drogës.

ARRESTIMI
Karabinierët kanë kryer një kontroll rutinë në makinën tip “Smart For Two” që drejtohej nga Moris Greca, ku u gjetën 900 gr kokainë e cilësisë së lartë, të ndara në dy paketime. Ajo që i ngjalli dyshime agjentëve ishte sjellja nervoze e të riut.

Automjeti i 21-vjeçarit ndiqej nga afër nga një tjetër makinë, nën drejtimin e së cilës ishte kushëriri i Morisit, Armando, me precedentë të mëparshëm për drogë.

Efektivët kanë kryer një kontroll në banesën ku dy të rinjtë jetonin me qira në komunën “Francavilla al Mare”.

Aty ishte edhe e dashura e Morisit, Amendea Jaupaj, e cila ishte lënë në shtëpi për të ruajtur sasinë prej 9 kg heroinë, shkruajnë mediat italiane. Droga u gjet brenda një valixheje.

Sasia e drogës u sekuestrua, ndërsa tre të rinjtë shqiptarë u arrestuan me akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin dhe u dërguan në paraburgim, në burgun e “Madonna del Freddo”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>