Pas takimit të mëngjesit për rreth 90 minuta në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta, kryeministri Rama ka filluar lëvizjet, duke thirrur në zyrë të besuarit e tij, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Ilir Meta.
Në zyrën e tij është parë të hyjë pak më parë, ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, një nga njerëzit më të besuar. Ndërsa askush nuk e di se çfarë po gatuhet në zyrat e dy liderëve, kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të Kuvendit, Ilir Meta, një gjë është e sigurt se po negociohet për qeverinë e re, të cilën nuk e dimë nëse do jetë, “e besimit” siç e kërkon Meta, apo “teknike” siç thërret nga çadra Lulzim Basha.