Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

HISTORIA/ Nipi vret gjyshen, më pas veten. Para 7 vitesh i vranë vëllain dhe babain

$
0
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e 4 prillit në qytetin e Durrësit. Një 25 vjeçar ka vrarë gjyshen e tij 80 vjeçare dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr 10 Durrës.

Viktimat, Marsid Curri, 25 vjeç dhe gjyshja e tij H. C, 80 vjeçe  janë gjetur pa shenja jete në banesë në orën 12: 15 minuta të mesditës së sotme.

“Banesa ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda. Nga hetimet paraprake dyshohet se nipi ka vrarë gjyshen e tij dhe më pas veten”, informon policia e Durrës.

Në vendngjarje është gjetur një automatik.

Marsid Curri kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga  burgu pasi kishte kryer dënimin për një vrasje.

Ai vrau një bashkëmoshatarin e tij pas një sherri në diskotekë, kur ishte vetëm 14 vjeç.

Por ngjarja e sotme, nuk ka qenë e vetmja tragjike e familjes Curri.

Vëllai i Ersidit, është vrarë shtatë vjet më parë me plumb pas koke.

Gjashtë muaj pas vrasjes së tij, është vrarë edhe babai i Ersidit.

Sipas fqinjëve ai ishte një djalë me probleme, por ata nuk e dinin se gjyshja e tij jetonte me të pasi ajo nuk dilte fare nga banesa.

Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar të shtënat në banesë dhe më pas kanë lajmëruar policinë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>