Ish-inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, është shpallur fajtore nga Gjykata e Tiranës për shpërdorim detyre.
Ajo u akuzua për këtë krim pas skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve nga arkat e Bankës së Shqipërisë në vitin 2014.
Prokuroria kërkoi 3 vite burg për të, por gjykata e dënoi me 2 vite burg Golemin, dënim i cili u konvertua në dy vite shërbim prove dhe dy vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Sipas Prokurorisë, Golemi, nuk ka monitoruar siç duhet lëvizjet në arkën e bankës, nga ku u morën 713 milion lekë nga ish punonjësi i bankës Ardian Bitraj.
Për këtë ngjarje u ndalua edhe ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, por ky i fundit u shpall i pafajshëm dhe u dëmshpërblye me 56 paga mujore