Një 40-vjeçar është ndaluar nga policia e kryeqytetit për vjedhje.
Xhavit Hafuzi, banues në Tiranë, i cili duke punuar si lavazhier, ka vjedhur një monedhë floriri sterlinë angleze në mjetin tip “Mazda”, në pronësi të shtetasit A.V, vjeç 43 banues në Tiranë.
40-vjeçari e ka shitur monedhën në një argjendari, kundrejt shumës 34.000 lekë, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale.