Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Françesk Radi në gjendje të rëndë në spital, Tefta Radi apel: Ta nisim jashtë vendit

$
0
0

Këngëtari dhe kantautori i njohur Françesk Radi është shtruar në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Burime konfirmojnë për Shqiptarja.com se Françesk Radi ndodhet në reanimacionin qendror ku është shtruar me urgjencë sot herët në mëngjes.

Të njëjtat burime pohojnë se Radi 67 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka pësuar një hemorragji cerebrale.

Bashkëshortja e tij, Tefta Radi ndodhet pranë tij në këto momente të vështira dhe apelon për ta nisur jashtë shtetit.

Sipas saj, gjendja e Franceskut është tepër kritike dhe një mjekim i specializuar jashtë vendit mund t’i shpëtojë jetën.

Edhe mjekët e urgjencës së re ku ndodhet kantautori kanë pohuar se Radi është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë.

Mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemorragji masive të trurit.

Lajmi për gjendjen e artistit të njohur shqiptar, sot 67 vjeç u bë publik sot dhe ishte i papritur për publikun shqiptar pasi më herët nuk është raportuar që ai të vuante nga ndonjë sëmundje.

Kush është Françesk Radi

Françesk Radi ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme.

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasmë ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

Kantautori Françesk Radi, është një emër i cili tashmë e ka arritur suksesin e tij muzikor, duke sjellë këngë të cilat janë vlerësuar nga publiku. I njohur me krijimtarinë e tij muzikore që në vitet ’70, ai vijon dhe sot duke prezantuar këngë të cilat vijnë të realizuara me mjeshtëri dhe muzikë të bukur.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>