Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Donald Lu është i sigurt: Ky është viti i reformës në drejtësi

$
0
0

Ambasadori Lu është i sigurt se ky vit do të shënojë fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

I pranishëm gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Lu ka garantuar botën e biznesit se me zbatimin e reformës në drejtësi do të përmirësohet edhe klima e sipërmarrjes në vend.

“Ky vit do të jetë vit i shkëlqyer për Shqipërinë. 2017 është viti që nis zbatimi i reformës në drejtësi. Zbatimi i reformës në drejtësi do të transformojë klimën e biznesit. Byroja e hetimit që do të krijohet nga kjo reformë do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta”, ka thënë ambasadori Donald Lu.

Edhe pse Partia Demokratike është që prej datës 18 shkurt në protestë, duke bojkotuar jo vetëm punimet e Kuvendit por mbi të gjitha duke bllokuar krijimin e komisioneve ad-hoc që do t’i japin jetë procesit të vettingut dhe reformës në drejtësi.

Është parë qartë se kjo reformë është nën kujdesin e partnerëve strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, ndaj kjo është arsyeja që ambasadori Donald Lu shprehet i sigurt nuk do të ketë asgjë që do ta ndalë implementimin e reformës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>