Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Basha: Politikanët shqiptarë po blejnë hotele në Itali, të fshehin parat e drogës

$
0
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e sotme nga çadra e protestës ka deklaruar se disa politikanë të korruptuar, po blejnë prona të patundshme në Itali.

Në lidhje me faktin në fjalë, Basha, citoi raportin e anti-mafias italiane.

“Ku shkojnë parartë e taksave tuaja, që ju paguani për shëndetësinë, arsimin, të gjitha në duart e 5 oligarkëve të lidhur drejtpërdrejt me Ramën që marrin çdo tender e koncesion në  çmimin limit dhe nuk kthejnë asnjë shërbim, investim, punësim. Kjo është pasqyra numerike e republikës së vjetër.

Cfare detyre ka qeveria? Të rishpërndajë të ardhurat publike për të ndihmuar zhvillimin e vendit. Këto 4 vite i ka marrë shumicës, cdo shqiptari dhe ia ka dhënë 6 oligarkëve dhe kryeministrit hajdut të lidhur me ta. Ndaj sot po investojnë gjithcka, kjo është lufta për pasuri dhe pushtetin e tyre, po investojnë e do investojnë, ndaj janë lidnur me krimin se që ta mbajnë republikën e vjetërt në këmbë, po blejnë hotele dhe pallate ne Itali, është raporti i fundit i antimafias italiane, pushtetarë të korruptuar dhe krimi i organizuar shqiptar po blen prona të patundshme në Itali.

Jetojnë këtu si pashallarë me motoskafe me avione privatë, tani kanë edhe bankat e tyre private, domosdo se trafiku i drogës kërkon edhe larjen e parave. Republika e vjetër është instrumenti për të ruajtur pasuritë dhe pushtetin e tyre. Ndaj është e domosdoshme që republika e vjetër të ndalojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka bërë paktin me cetën e krimit”, tha Basha në fjalën e tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>