Në shumicën e rasteve në Shqipëri të jesh djali ose vajza e një politikani do të të thotë të bësh jetë sheiku, pa u shqetësuar për asgjë që ndodh rrotull teje, sepse siç dihet kujdeset babai për ty. Mirëpo ja që paska raste që fëmijët e politikanëve nuk janë dhe aq të priviligjuar dhe këtë gjë e ka pranuar në Top Show, Nard Ndoka.
Ai ka thënë se në kohën kur ai ka qenë ministër, djemtë e tij bënin jetë parazitare, ata ishin duke ndjekur studimet.
Mirëpo ai bashkë me ta vendosi që ata të largoheshin nga Shqipëria për të gjetur vend pune në Maltë, njëri kamarier e tjetri banakier.
‘Njëri prej tyre la edhe Masterin. Nga dy parazitë tani iu kthyen jetës aktive”, shpjegoi ai.