Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Emiljano Shullazi shtrohet me urgjencë në spital, i nënshtrohet operacionit

$
0
0

Emiljano Shullazi është shtruar ditën e sotme në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Shullazi do të qendrojë disa ditë i shtruar në spital. Ai është arrestuar me akuzën e kanosjes dhe shtrëngimit për të përfituar pasuri. Seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë plot 14 herë pasi vetë avokati i Shullazit ka deklaruar se klienti nuk ka mundësi të vijë në gjyq për shkaqe shëndetësore.

Biznesmeni Ylvi Beqjaka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë euro, të cilat sipas tij i janë marrë nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij.

Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, pasi Beqja ishte takuar me Shullazin në makinën e tij të blinduar në Tiranë te “21 Dhjetori” dhe i kishte kërkuar ndihmë për regjistrimin e ish­hotel “Vollgës” në Hipotekën e Durrësit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>