Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka surprizuar disa gazetare të kronikës së zezë të cilët kanë festuar ditëlindjet.
Tahiri bashkë me drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj janë bërë pjesë e festës së tyre.
Ishte vetë ministri Tahiri që në rrjetin social Instagram ka publikuar një foto me ta, duke ironizuar edhe me punën e përditshme të gazetarëve.
“Këta na bien dhe ne prap i duam” shkruan Tahiri në profilin e tij.