Kreu i Kuvendit të Shqipërisë , Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku ka folur për situatën politike, protestën e opozitës dhe zgjedhjet e ardhshme. Meta ka dhëne disa detaje edhe për darken me kryeministrin Edi Rama pak dite me pare ne Kryeministri, pak metra larg çadrës se protestës se opozitës.
Cani: Ti nuk hëngre asgjë në darkën e përgatitur nga Rama se mbi tavolinë sundonte një hije e fortë dyshimi dhe helmim të mundshëm nga shërbime inteligjente të paidentifikuara ende?
Meta: Këtë gjë e ka thënë zoti Fahri atë natë dhe natyrisht ai njihet për një fantazi të shkëlqyer që ka, unë… qëllimi s’ka qenë për të ngrënë një darke aq më tepër pranë protestuesve
Cani: A hëngrët gjë apo jo?
Meta: S’e kam pas mendjen fare as te kafja as te darka kemi pas një bisedë rreth zhvillimeve te fundit.
Arian Çani: Gojët e liga thonë se në një moment të caktuar ja ngece në fyt Ramës antipastën pasi pohove se kishte pranuar disa kërkesa të opozitës si edhe qeverinë teknike…
Ilir Meta: Mendoj së ka diçka të vërtetë. Ka qenë një shkëmbim mendimesh. U fol për protestën dhe për shqetësimin edhe sepse kjo rrugë që ka hyrë opozita mund të çojë drejt një situate jo pozitive.