Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Serbia dhe Rusia do sulmojnë Kosovën? NATO: Nuk ka shanse

$
0
0

Nga selia e NATO-s në Bruksel është sqaruar një shkrim i tabloidit serb “Informer”, i cili ka shkruar se shefi i NATO-s gjatë vizitës në Prishtinë u ka tërhequr vërejtjen presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa se “Serbia mund t’ju shkelë me ushtri brenda disa orësh” dhe se “do ta ketë mbështetjen ruse”, ndërkohë që NATO-ja nuk do të “hynte aq lehtë në luftë me Rusinë për Kosovën”.

Në NATO i hedhin poshtë këto shkrime si të pabaza. “Artikulli i publikuar në ‘Informer’ lidhur me vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Prishtinë, të premten e shkuar, është tërësisht i pabazë dhe përfshin citate të fabrikuara”, thuhet në reagim.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përcjellë mesazhin e qartë dhe të hapur në rajon, duke bërë ftesë për vazhdimin e dialogut politik për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili është në interes të tërë rajonit. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e vet të OKB-së për të siguruar siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, shkruan sot “Koha Ditore”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>