Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

A është kërcënuar nga një grup kriminal Qazim Sejdini? Reagon kryebashkiaku: Ja e vërteta

$
0
0

Kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka hedhur poshtë lajmin e bërë publik në media, sipas të cilit janë shtuar masat e sigurisë së mbrojtjes ndaj zyrtarit në fjalë pasi është kërcënuar nga një grup i rrezikshëm kriminal.

Përmes një komunikate për shtyp, Bashkia e Elbasanit i cilëson të pavërteta artikulimet e tilla në media.

Deklarata e Bashkisë së Elbasanit:

Nisur nga disa informacione që po qarkullojnë në mediat online, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z.Qazim Sejdini, për të qetësuar opinionin publik, por edhe për shkak të transparencës njofton se: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet e përhapura për masa të shtuara të sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Elbasanit. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, vazhdon aktivitetin e tij të përditshëm në përkujdesje për qytetin, punët e bashkisë dhe problemet e komunitetit. Informacionet e panevojshme, me qëllim deziformimin e opinionit publik, janë tendencioze dhe të pabazuara.

Zyra e shtypit e bashkisë së Elbasanit, dhe pranë kryetarit Qazim Sejdini, ka qenë e hapur si për gazetarët lokalë ashtu edhe ata të mediave kombëtare. Qyteti i Elbasanit, si një ndër qytetet kryesore në vend, është duke vijuar transformimin rrënjësor, nisur nga projektet e shumta dhe mbështetja e qeverisë.

Janë projekte madhore me impakt të madh social, ku është fokusuar jo vetëm kryetari i Bashkisë, por edhe komuniteti i qytetit të Elbasanit dhe rrethinave. Ftojmë gazetarët, për çdo informacion, të drejtohen pranë organeve kompetente, për të shmangur dezinformimin. Dhe këtu e kemi fjalën jo vetëm për bashkinë e Elbasanit, por edhe për policinë e shtetit apo institucione të tjera të interesuara.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>