Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

SKANDALI/ Në Rezidencën e Fëmijëve në Shkodër, 3 vajza të mitura janë përdhunuar

$
0
0

Prokuroria e Shkodër ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli.

Prokuroria e Shkodrës ndërmori disa veprime hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar jetimët.

Nga hetimi është zbuluar edhe një fakt i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar.

Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasve:

A.Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër

R. Camaj, punonjëse e Qendrës

Sh. Nishani, punonjëse e Qendrës

N. Rramolli, punonjëse e Qendrës

V. Marku, punonjëse e Qendrës

Këto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.

Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Shkodrës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>